Panairi i pashkëve në Korçë, enët e baltës, rituali që paraprin festën e pashkëve

17/04/2025 15:35

Në respekt të traditës, java e pashkës kremtohet nga besimtarët përmes ritualeve dhe simbolikave të ndryshme.

Blerja e suvenireve apo enëve prej balte dhe ruajtja e tyre në shtëpi nga besimtarët është një prej ritualeve të çdo viti që në thelb ka simbolikën e përkujtimit të shpirtit dhe konsiderohet si shenjë mbarësie ndaj çdo vit në sheshin para Katedrales Ngjallja e Krishtit organizohet një panair

Fillimisht ky organizim njihej si Panairi i Poçarisë dhe përveç simbolikës që lidhej me javën e Pashkës synonte promovimin e artizanatit të poçarisë.

Ulja e numrit të artizanëve që e ruajnë këtë traditë bëri që në stendat e ekspozimit të ofrohen edhe elementë të tjerë komercialë dhe të emërtohet si Panairi i Pranverës.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta