“Nuk jemi vetëm në Univers”/ Shkencëtarët gjejnë forma jete përtej sistemit diellor

17/04/2025 14:42

Dilema nëse jemi apo jo vetëm në Univers, po shkon drejt shuarjes.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar shenjën më të fortë deri tani të jetës së mundshme përtej sistemit tonë diellor. Ata rrëfejnë se kanë diktuar gjurmë  kimike gazesh në atmosferën e një planeti të largët, të cilat normalisht në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë.

Duke përdorur teleskopin e fuqishëm hapësinor James Webb, ekspertët gjetën gjurmë të dy gazeve – dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) – në një planet të quajtur K2-18 b. Këto gaze në planetin tonë gjenerohen kryesisht nga organizmat e gjallë, duke përfshirë algat, e kjo nënkupton se K2-18 b mund të jetë i mbushur me jetë mikrobike.

Studimi nuk pretendon të pohojë me bindje zbulimin e organizmave të gjallë, por më tepër shihet si tregues i një procesi biologjik. I ndodhur rreth 124 vite dritë larg, K2-18 b, është 8.6 herë më i madh se Toka dhe orbiton në atë që cilësohet si “zonë e jetueshme”-një distancë ku uji i lëngshëm, një përbërës kyç për jetën, mund të ekzistojë në një sipërfaqe planetare.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta