Aksident i rëndë në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

10/04/2025 10:42

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës. 

79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se i moshuari i ka ndërprerë rrugën automjetit, raporton korrespondenti Klodian Zhivani.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta