Sherri me grushte për pronat degradon në të shtëna me armë, 50-vjeçari qëllon me armë gjahu vëllanë në Divjakë
08/04/2025 21:48
Një sherr mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër në në fshatin Fierseman të Divjakës degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Rreth orës 20:00 pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z.K., 58 vjeç dhe A.G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç, i cili është vëllai i shtetasit Z. K..
Pas konfliktit Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje.
Pas ngjarjes ka përfunduar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkimet Z.K. dhe A.G., të cilët janë larguar pas sherrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Top Channel