
Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe ka lënë katër të plagosur.
Punëtorët e plagosur u transferuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin autonom fqinj të Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie. Një tjetër u dërgua në Cangas del Narcea, në rajonin e Asturias, me një dëmtim në kokë, shkruan Euronews.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerit dhe falënderoi punonjësit e urgjencës.
“Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez.
Top Channel