
Kryeministri kanadez, Mark Carney i tha presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Kanadaja planifikon të zbatojë tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane javën e ardhshme në përgjigje të taksave të pritshme të Shtëpisë së Bardhë mbi importet, si dhe një tarife të re për automobilat pjesët e tjera shpallura të mërkurën.
“Kryeministri informoi presidentin amerikan se qeveria e tij do të zbatojë tarifa hakmarrëse për të mbrojtur punëtorët dhe ekonominë kanadeze”, tha Zyra e kryeministrit kanadez në një njoftim për shtyp.
“Udhëheqësit ranë dakord të fillojnë negociatat për një marrëdhënie të re ekonomike dhe të sigurisë menjëherë pas zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar zgjedhjeve federale të Kanadasë të planifikuara më 28 prill.
Ndërkohë, bisedimet tregtare pritet të “intensifikohen për të adresuar shqetësimet e menjëhershme”, shkruhej në deklaratë.
Telefonata e së premtes ishte e para mes dy liderëve.
Zyra e Carney e përshkroi atë si një “bisedë shumë konstruktive” dhe Trump tha në një postim në mediat sociale se telefonata ishte “jashtëzakonisht produktive”.
Carney paralajmëroi dje se marrëdhënia e Kanadasë me SHBA-në kishte ndryshuar rrënjësisht duke pasur parasysh kërcënimet tarifore të administratës Trump dhe tha se Kanadaja ka “një numër masash që ne mund të marrë si përgjigje”.
Top Channel