Inovacionet ukrainase në betejë, Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën
Një incident mes politikanit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali.
Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.
Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.
Vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.
Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.
Top Channel