
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.
Policia thotë se është arrestuar Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi tre ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Po ashtu, së bashku me 33-vjeçarin F.Q., ai ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”-njofton policia e Vlorës.
Top Channel