
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri.
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, kreu i qeverisë tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.
Në sektorin publik kryeministri pohoi se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish.
“Paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundmi është 830 euro. Paga mesatare e përgjithshme, pra kombinimin i sektorit publik me atë privat. Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim dhe do ngrihen edhe më shumë”, tha ndër të tjera ai.
Diskutimi i plotë i Ramës
Mirëmëngjes Sy m’Sy!
“PS-fle 47 muaj, dhe rri 1 muaj zgjuar” – thotë Tafili. Si duket e ka reagim ndaj vizitave të mia të natës nëpër shtabet tona elektorale në njësitë e Tiranës. Tafil, me siguri e ngatërron me euroatlantikët. PS-ja është vetëm zgjuar që ta dish ti, dhe jam unë dëshmitar që zgjohem përpara teje, dhe fle mbas teje, se këtë detyrë kam, që të zgjohem para të gjithëve dhe të fle pas të gjithëve.
Në momentin që nuk do bëj këtë, do duhet që t’ia liroj vendin dikujt tjetër, kuptove. Kështu që vetëm për PS-në, shtttttt. Për t’u zgjuar dhe për të punuar dhe shikoji si janë shtabet elektorale. Se kështu kur i shikon gjërat nga larg, ose kur i shikon përmes tejqyrave dhe atyre përfaqësuesve të kënetave të kënetave politike, mediatike nëpër ato sallonet e mbrëmjes, duket si mister, por s’ka asnjë mister. Janë gra, burra, vajza, djem të të gjitha moshave që janë në punë për Partinë Socialiste. Janë në punë vullnetare për Partinë Socialiste, se askush nuk i detyron që të rrinë dhe ta gdhijnë nëpër shtabe elektorale, kuptove.
-A mendon se fitorja të duhet për vete apo duhet për Shqipërinë në 11 maj?
Nuk e kuptoj ç’do me thënë “fitorja të duhet për vete”. Natyrisht që, kur dikush është në një ndeshje, në një garë, në një betejë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë në 11 maj. I duhet Shqipërisë më shumë se të gjitha partive. I duhet Shqipërisë më shumë se çdo individi, sepse në 11 maj, është një votë gjeopolitike. Besoj se e shikoni se çfarë situate komplekse është Europa, dhe në çfarë situate është bota. Dhe futja jonë në Bashkimin Europian, bashkimi me atë familje të madhe është një çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të rrimë jashtë, nuk mund të jemi delja që e ha ujku. Duhet të futemi aty. Aty e kemi vendin. Aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të parët tanë. Në kohën e Skënderbeut nuk kishte Bashkim Europian, por Europë kishte. Dhe Skënderbeu i vuri gjoksin dhe mbrojti Europën. Në kohën e rilindasve nuk kishte Bashkim Europian, por Europë kishte dhe Naim Frashëri tha: Dielli ynë lind andej nga perëndon.
Në kohën e luftës nacional-çlirimtare nuk kishte Bashkim Europian, por Europë kishte dhe ata që ishin idealistë, qofshin majtas, qofshin djathtas, donin një vend që të ishte bashkë me popuj të tjerë i lirë, dhe po kështu, dhe me shembjen e regjimit komunist, prap Europa ishte në majë të gjuhës, të të gjithëve. Doli nga gjoksi, doli nga kraharori, doli nga zemra fjala “Europë”.
Por sot, kjo është ekzistenciale. Prandaj kush ka të drejtën të votojë në 11 maj, duhet të votojë për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Një orë e më parë. Ka shumë arsye për ta bërë këtë dhe ka arsye patriotike, ka dhe arsye personale.
-Ja dhe Gonny, G-o-n-n-y, Goni domethënë. Çfarë na duhet pasaporta europiane, bëj Shqipërinë si Europa dhe Europa të kërkon vetë. Ti s’ke ujë akoma, ti s’ke drita, ti s’ke rrugë, ti s’ke ilaçe, ti s’ke zjarrfikëse, e di sa shumë gjëra s’ke ti?! Jemi populli më servil dhe më frikacak që ka njohur njerëzimi. Mjafton të shohësh komentet dhe kupton gjithçka.
Kryeministri Edi Rama: Nuk ke kuptuar asgjë Goni. Më vjen shumë keq për ty. Ky popull nuk gabon. Dhe ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe këtij populli i merr të keqen çdo individ që e përflet apo që flet në emër të tij, pa pasur asnjë mandat prej tij. S’kemi ujë thua ti. A thua vallë? E vërtetë është. S’kemi pasur. Kemi pasur vetëm 4 zona urbane me ujë 24 orë kur ne morëm detyrën dhe nuk ka pasur ujë 24 orë Shqipëria, kurrë. Asnjëherë. Sot, janë 43 zona urbane me ujë 24 orë dhe 98 rurale, dhe janë 11 kantierë për tu shtuar edhe 11 zona të tjera, për t’u bërë faktikisht 54 zona urbane. Mungojnë pastaj shumë pak, shumë, shumë pak, ndërkohë që gjithë pjesa e banuar dhe e populluar e Shqipërisë do të ketë 24 orë ujë totalisht, siç ka sot pjesa më e madhe. E kuptove. Nuk kemi drita ne. A thua? Unë them që je gabim shumë. Je gabim fare. Mbase ke ikur në kohën kur ishte me gjenerator Shqipëria, kur ne morëm detyrën që ishin gjeneratorët në çdo hap, kur dilje në Tiranë dhe lëre më nëpër qytete. Ku humbje në ndonjë gropë rrugës po të ktheheshe natën në shtëpi. Po sot është ndryshe. Më vjen keq! Çfarë nuk kemi tjetër sipas teje? Nuk kemi ilaçe. Si s’kemi ilaçe. Po shikoja shifrat e 2024, 210 mijë pensionistë janë rimbursuar 100% për ilaçe. Jo vetëm kemi ilaçe por i kemi mesatarisht 30% më të lira se sa kur ne morëm detyrën, që ta dish ti megjithatë janë shtrenjtuar,mesatarisht i kemi 30% më të lira, kuptove, Goni? Ndërsa përsa i përket bukës, aty ndahemi fare bashkë dhe nuk kemi ça flasim më.
-Bëj shkollë evropiane vendit tënd- thotë Arlindi, s’ka pse largohet nga trualli dhe gjuha mëmë.
Kryeministri Edi Rama: Arlind jetojmë në një botë të re, Arlind. Nuk jemi ne bunkerin e Enver Hoxhës, jemi në kohë të re. Jetojmë në Evropë dhe duhet të jemi dhe do të jemi pjesë e Evropës. Me hyrjen në BE ne bëhemi qytetarë që është e madhe sa BE dhe BE bëhet i vogël sa Shqipëria në kuptimin që ne, jo vetëm lëvizim lirisht, por edhe ndalojmë ku të duam sepse sot për sot lëvizim pa viza, por ama nuk ndalojmë dot ku të duam.
Sot për sot lëvizim pa viza, po kur zbresim në një aeroport të BE, kur shkon në një pikë doganore në aeroport ose tokësore na thonë ‘’dilni një çikë, hape pak krahun, futu tek ai korridori tjetër aty’’ dhe del ai polici e të sheh pasaportën kështu, e vë nga drita dhe shikon se mos është fallco dhe fillon pyetjet; “ku po shkon, kush të ka ftuar, ke rezervim për hotel, sa lekë ke me vete, po sa do rrish, po kur do ikësh”? Domethënë ti s’ke hyrë akoma ai të thotë kur do ikësh? Dhe kush do të rrijë, kërkon azil ose rri si ilegal në pritje që të marrë letrat dhe punon në të zezë.
Ndërsa, kur prindërit duan të çojnë fëmijët e tyre studentë, ata janë studentë të huaj me kuota të veçanta, që duhet të futen brenda atyre kuotave dhe me tarifa të tjera më të shtrenjta. Me pasaportën evropiane fëmijët shkojnë studiojnë si studentë evropianë. Njësoj. Ti shkon atje dhe je qytetar evropian. Emigrantët që janë në Greqi që s’kanë marrë akoma letrat për arsyet që i dimë me pasaportën evropiane bëhen njësoj, fiks, pa asnjë dallim si grekët atje dhe nuk i duhet fare pasaporta greke, i mjafton pasaporta evropiane e Shqipërisë, se është njësoj, ka të njëjtën vlerë në të gjitha aspektet.
Ka të njëjtën vlerë përpara ligjit, ka të njëjtën vlerë përpara shërbimeve, ka të njëjtën vlerë përpara sigurimeve, ka të njëjtën vlerë kur shkon për të marrë një këshillë tek mjeku apo kur shkon për t’u kuruar në spital. Të njëjtën vlerë. Të duhet apo s’të duhet, si thua? Na duhet apo s’na duhet pasaporta evropiane dhe përtej kësaj, i duhet Shqipërisë pasaporta evropiane. I duhet Shqipërisë pasaporta evropiane se në momentin që futemi në BE kemi dhe një buxhet ekstra nga BE. Në gjithë këto vite në total kemi marrë nga BE një mbështetje 1 miliardë, diçka më shumë se 1 miliardë. Kur të futemi në BE, është viti më shumë se 1 miliardë. Çdo vit kemi marrë më pak se 200 milionw euro për bujqësinë nga BE gjithë këto vite.
300 milionw euro merr kur futesh ne BE dhe kështu me radhë, prandaj mos diskutojmë gjëra që nuk kanë nevojë fare për diskutim. Duhet të hymë në BE dhe duhet të hyjmë tani që është krijuar kjo mundësi. Një mundësi që nuk e kemi pasur asnjëherë kaq reale, konkrete, aktuale. Dhe përsa i përket vonesës se flitet shumë voensa, vonesa. Ja urdhëro, Adhurimi Ferrari patjetër, mirë që s’e ka vënë Adhurim Lamborghini;
-“Vazhdo gënje popullin me propagandën e tua neokomuniste”..
Kryeministri Edi Rama: As nuk e di fare se ça është neokomunizmi po thotë ky është kryetari i PS, PS është partia Komuniste dhe ky është neokomunist. E marrë apriori. “Se për 4-5 vjet Shqipëria e famshme…”
Shqipërisë i merr të keqen, Adhurim.Dakord? Se je shqiptar. Shqipërinë të paktën lëre mënjanë. Shqipërinë laj gojën kur ta përmendës pastaj për mua thuaj ç’të duash, s’ka problem.
-“Mund të hymë në EU, po ti thjesht gënjen njerëzit e tjerë se e dinë që kjo s’do ndodhë as për 20 vite se lëre mos të flas për këta servilat që i ke nëpër komente që askush nuk i beson po shpirti i patronazhistëve nuk i lë të qetë.”
Kryeministri Edi Rama: Patronazhistët janë shumë të qetw, patronazhistet punojnë dhe shikoji si punojnë, deri pas mesnate. Dhe e dinë shumë se për ça punojnë dhe në 11 maj do të ta tregojnë dhe ty se për ça punojnë, por meqë ishim tek vonesa.
Ja, – “je shkëputur nga realiteti, zoti kryeministër. Njerëzit kanë ende nevojë për bukë dhe për ujë”. Festimi.
Kryeministri Edi Rama: Edhe një herë, e dini ju kur i ka filluar negociatat për t’u anëtarësuar në BE Serbia? Në 2014. Sot është prapa nesh. Ne ishim atëherë U, vrima e fundit e kavallit, as nuk na llogariste asnjë fare, hiç, hiç. Na shihnin dhe thoshin ‘’flasim’’. Në 2014. Sot është prapa nesh. Mali i Zi me të cilin sot jemi krah për krah dhe jemi dy kandidatë front runner që i quan BE, domethënë pararojë dhe që duan të na fusin në BE tani. Pra duan tw mbyllin negociatat në 2027.
E dini kur i ka filluar negociatat Mali i ZI? Në 2012.
Po Maqedonia e Veriut e dini kur është bërë kandidate për BE? 10 vjet më parë, në 2005. Akoma sot nuk ka filluar negociatat. Ka ndërruar dhe emrin dhe prapë s’ka filluar. Ne kur i kemi fillluar negociatat? Zyrtarisht kur jemi ulur ne në tryezën e BE? Vjet. Pse? Sepse na penguan 3 vjet me radhë. 3 vjet me radhë na pengoi jo një vend, jo një vend tjetër që të mos bëjmë emra dhe u ulëm në tryezë. Vjet. nga Mali i Zi në 2012, vjet dhe na është dhënë drita jeshile për t’i mbyllur negociatat në 2027, do të jetë rekordi i rekordeve, jo thjeshtw se ne e kemi bërë punën tonë, detyrën tonë, se nuk të vlerëson kot BE. BE politikisht nuk të bën asnjë nder, mund të të bëjë qeder. Ti mund të jesh në rregull me detyrat që të ka thënë Komisioni. Komisioni thotë “këta janë në rregull” e del njëri e thotë, “jo se shiko s’e kemi një hall. E patë dhe vjet hallin që kishim me fqinjët. Janë ata të BE. Por ama, që të të thotë ‘’lëre, mbyll syte se hajde se kam bërë mirë këtë gjë po t’i ndihmojmë të ecin përpara’’, s’e bën kurrë. Sepse të futesh në BE do të thotë të bësh një shtet me insitucione që funksionojnë dhe këtë nuk mund ta diskutojmë ne këtu kur BE thotë ‘’po, e ke bërë’’, kështu që në atë rrugë jemi, atë po bëjmë. Prandaj nuk bëhej fjalë fare, fare, fare, zero, zero deri 10 vjet më parë se ne s’kishim shtet, ne kishim një rrumpallë, dakord?
Edhe këta që thonë “ujë e drita” me siguri u ka ngelur ora atje ose pastaj janë nën efektin e zhurmës dhe të ujit të kënetës, pijnë ujë kënete dhe nëse pijnë ujë kënete, s’kemi ça i bëjmë.
-“Mozaiku është gjëja e fundit që çon njeriu në mendje në këto ditë të vështira.”
Kryeministri Edi Rama: E ka fjalën për mozaikun e Tiranës. Po mirë mo, mos e ço ti në mëndje, s’ka problem, po mos harro se Tirana është destinacion turistik dhe njerëzit që vijnë janë miliona, miliona dhe meqë ra fjala vitin e kaluar patëm 12 milionw turistë në Shqipëri dhe në janar-shkurt të këtij viti kemi 20% më shumë se janar-shkurt të vitit të kaluar, kështu që ata e duan dhe kulturën shqiptare, ata i duan dhe muzetë.10 muze kemi bërë këto vite. 10,dakord? Edhe 10 teatro kemi rindërtuar apo bërë komplet nga e para siç eshtë dhe Art Turbina në Tiranë e ndërkohë po ndërtojmë dhe Teatrin e madh Kombëtar. Tani i duan. I duan fëmijët, i duan të rinjtë,i duan artdashësit, nuk i do ti, dakord. S’je fare i detyruar që t’i duash.
– Në 2030 do hyjmë në Europë-thotë Mondi, po ty të mbaron mandati në 2029.
Kryeminsitri Edi Rama: Po nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati mua, rëndësi ka të mbyllim negociatat në 2027. Ky ështw qëllimi. Në 2027 duhet të mbyllim negociatat dhe në 11 maj të gjithë duhet të fokusohen tek negociatat, jo tek partitë. Në 11 maj vota është për të mos pasur asnjë ditë të humbur me negociatat që do të thotë 1000 vetë që janë sot, tani që ne flasim, unë flas tani me ju këtu “Sy m’sy”, se unë kam detyrën të komunikoj me ju, t’ju shpjegoj, t’ju jap llogari, të shkëmbej opinione, të debatoj me ju ndërkohë që 1000 vetë në zyrat e shtetit shqiptar punojnë për negociatat.
Janë 40 skuadra që punojnë për negociatat në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit, në të gjithë sektorët dhe ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë si qeveri, si parlament,si institucione të pavaruar, si pushtet gjyqësor që ne të mbyllim negociatat në 2027. Momentin kur mbyllen negociatat në 2027, pastaj komisioni i dorëzon 27 vendeve anëtare raportin që Shqipëria i mbylli negociatat, për ne është një shtet i ri i BE dhe kjo shkon në 27 parlamente, që do të ngrenë dorën do thonë: “pranojmë Shqipërinë, një emocion I jashtëzakonshëm, sepse do t’iu hyjmë shtëpi, shtëpi, shtëpi” dhe do të na ngrihen në këmbë me duartrokitje e do të na mirëpresin të hyjmë Brenda në atë familje. E kupton tani për ca flasim, për historinë këtu sot. Nuk flasim sot për e lagu, nuk e lagu, apo sa bëjnë 7×7. Këtu flasim për historinë dhe historinë sot në 11 maj çdo shqiptar mund të jap një dorë që ta shkruajmë së bashku duke thënë vazhdon puna. Partia Socialiste është thjeshtë forca e duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, siç ishte Partia Demokratike në ’91-92, unë se kam votuar, por ama ishte, forca e duhur në vendin dhe kohën e duhur. Kështu që për të mbyllur historinë e një sistemi dhe për të hapur historinë e re Shqipërisë me votën e shqiptarëve, pastaj si e katandisi, e katandisi ashtu siç e kisha parashikuar unë kur hyra dhe ndenja 40 minuta dhe 40 minuta jetë kam unë në Partinë Demokratike të sapo formuar ku drejtonte mbledhjen i ndjeri Gramoz Pashko dhe iu dhashë lamtumirën atyre dhe është një farë Aleksandër Meksi që e përshëndes, që e di mirë historinë, se ka qenë aty, vuri dhe këmbën te dera, mos dil tha. Si mos të dal, rrihej aty?
Kështu që, siç u bë me Tik – Tokun, çfarë ndodhi me Tik-Tokun. Kur ne bëmë këshillimin e gjere me 65 mijë prindër dhe mësues 95 % e tyre thanë të mbyllet. Tani patjetër që 95 % e prindërve dhe mësuesve nuk janë socialist, larg qoftë janë shumë më pak dhe një pjesë e mirë e tyre nuk votojnë për ne, një pjesë e tyre janë akoma nën efektin e kënetës, por ama kur erdhi puna të fëmijët as nuk pyetën fare që Edi Rama po thotë të mbyllim Tik-Tokun, jo s’kemi për ta mbyll Tik -Tokun meqë e thotë Edi Rama. Po thanë të mbyllet, sepse fëmijët i vunë përpara politikës, interesin e fëmijëve e vunë përpara tifozllëkut partiak, ky është 11 maj, fiks ky është 11 maji. Interes i Shqipërisë është përpara tifozllëkut partiak, nuk ka pikë rëndësie e do, s’e do Edi Ramën, të pëlqen, s’të pëlqen Edi Rama! Edi Rama është tani në këtë moment këtu dhe unë dhe Partia Socialiste ta garantojmë që mbyllim negociatat dhe hyjmë në Bashkimin Europian për të gjitha llojet e niveleve që kemi arritur të kemi në raportin me Europën, që nga nivelet shtetërore, te nivelet qeveritare, tek nivel institucionale, te nivelet personale, personale. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e tjerë të Europës t’i ketë në celularin e vet, nuk ka pasur. Po kjo është një histori për libra, nuk është për tu treguar për sa kohë unë jam në detyrë, nëse ndonjëherë do ta tregoj, atëherë do ta tregoj, po nuk ka rëndësi, pra pse e them këtë? Sepse nuk duhet të kemi asnjë luhatje tani dhe këtu nuk është çështja a do të fitojë Partia Socialiste artimetikisht, pra do të marrë Partia Socialiste 71 deputetë, Partia Socialiste nuk diskutohet, çështja është që Partia Socialiste të marri një mandat të fortë që mos të ketë më asnjë luhatje procesi dhe mos ti dali njeri përpara negociatave, mos ti dali njeri përpara Bashkimit Europain. Pastaj s’jam unë në 2029, mbaron mandati im në 2029 kemi kryer punë ne, kemi kryer punë. Pak a shumë ratifikimi merr një 2 vjeçar, unë besoj që do të bëhet edhe më shpejt këtë herë për shkaqet që dihen, por kemi kryer punë ne. Dhe a jam unë që shkoj atje dhe ulem për herë të parë te ajo Albania apo është dikush tjetër, kjo nuk ka pikë rëndësie, unë ama do ta vë atë Albania atje, do ta vë aty edhe do ta marr përdore, kush të jetë, ca do që të jetë ai që do të jetë unë besoj që do të jetë socialist, mund të jetë dhe socialiste, por do e marr përdore e do ti them ulu tani, edhe vazhdoni ju gjenerata e Tik-Tokut drejtoni Shqipërinë se do ta kemi vënë dhe Tik -Tokun në vijë, do ta vëmë shumë më shpejt Tik- Tokun në vijë bashkë me kompaninë që po punojmë.
“Lëre Lulin të flejë gjumë, po shih administrën në Elbasan që i kanë kthyer zyrat në privat”.
Luli është zgjuar njëherë sa për dijeni. Nuk po fle, mos i bini kot në qafë Lulit. Luli është zgjuar, është aktiv, bën xhiro me makinë, I kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm, duke dëgjuar muzikë, më prezantoi edhe me Unikatil, sot besoj që do ta përshëndes me Hysenin.
Kështu që jemi në rregull me Lulin ca problemi keni ju me Lulin. Mos e fusni Lulin në këtë mes tashti, Lulin lëreni se nuk dhe faj. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do me i bë euroatlantik e ka të vështirë, Po lëreni, mos e ngacmoni tashti.
“Edhe ti pasqyrove që s’je një njeri i mirë që na mbyllet TikTok-un kot së koti dhe të na lësh pa argëtim”.
“Stop … çmenduri pa kuptim, se do hysh në histori, si kryeministri i censurës së rrjeteve sociale dhe është qesharake. Na lë rehat, të lutem, dil nga jeta jonë”.
Ou? Dëgjo, o xhan, nuk e di tani çfarë je, se duket shumë nga emir, duket si një çik si fallco profili, por nuk ka rëndësi. Kjo nuk është censurë, kjo është mbrojtje, kjo nuk është çmenduri, por kjo është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë nuk është që e kemi mbyllur Tik-Tok-un një herë e mirë, por e kemi mbyllur, po e mbyllim tani, domethënë ditë për ditë, po ngushtohet, po ngushtohet, e ke parë që është vështirësuar derisa bërtet këtu. Po ndërkohë me kompaninë Tik Tok, ne po punojmë dhe po presim që të na bjerë një plan për filtrat që vendosi për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmat, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm ato programet e reja që ka për shkencën, matematikën, etj., etj., dhe natyrisht edhe për argëtimin. Kështu që lëre, mos dëgjo bufin, do hysh në histori, kështu do hysh në histori ashtu se bufi për vete e ka kryer me historinë. Bufi le të rrotullohet nga dojë në histori e ka vendos veten në një piedestal me kallama, buf kënete, mos dëgjo bufin, mos shko mbrapa bufit, se të ha këtë di të them unë. Po kontribuo të thajmë kënetën.
“I ke parë ndonjëherë rrugët e fshatrave të qarkut që kërkon votën”?
Nuk e di për kë qark e ke, por po them që sa janë ndërtuar rrugë fshatrash në Shqipëri nga qeveria dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nga bashkitë socialiste në këtë dekadë nuk janë ndërtuar në të gjitha vitet e tjera të marrës së bashku. Këtë e di dhe ta them me shumë siguri.
“Turp gjithë ata të rinj të merren me partinë janë të gjithë të paaftë se kanë prindërit drejtora”.
Në fakt, ti, Kristian, është turp për ty që ju futesh dhe i ofendon për një zgjedhje të lirë në një vend të lire në jetën e tyre, njerëzve që kanë një mendim tjetër nga ty dhe që kanë dëshirë ta kalojnë kohën ndryshe nga ty, ndryshe nga ty që rri këtu në Facebook, shan dhe bën kështu emoji me vjellje. Ata kanë shumë dëshirë që të kontribuojnë për këtë vend, duke u aktivizuar në një parti politike që është partia më e madhe e shqiptarëve. Dhe ty të duket se ata duhet të kenë turp, se merren me partinë. Ty të duket se politika është turp, por në fakt ti duhet të dish që politika është krijuar ekzaktësisht që njerëzit së bashku të bëjnë gjëra që të vetëm nuk i bëjnë dot. Dhe asgjë nuk bën dot ti, vetëm miku im sapo ngrihesh nga krevati dhe del nga shtëpia jashtë mureve të shtëpisë ti vetëm nuk ndryshon dot asgjë.
Nëse rruga përpara shtëpisë tënde ka nevojë të riparohet nuk e bën dot vetëm, ty të duhet ndihmë, nëse ka nevojë për ndriçim natën, nuk e bën dot vetëm, ty të duhet ndihmë. Nëse ka nevojë për kanalizim të ujit, të ujërave, ti nuk e bën dot vetëm, ty të duhet ndihmë dhe kështu me radhë deri tek gjërat e mëdha por bëhen me politikë.
Politika është hapësira ku njerëzit bëhen bashkë për t’i dhënë drejtim disa gjërave që vetëm nuk i japin dot. Po të mos ishte politika, ti Kristian, nuk do të kishte lindur Bashkimi Europian, nuk do të kishin lindur Shtetet e Bashkuara, nuk do kishte liri dhe të drejta të njeriut, nuk do të kishin lindur të drejtat e grave, nuk do ishte folur ndonjëherë për brazinë gjinore, nuk ishte krijuar shteti social e të tjera dhe këtë punë, ti Kristian, sot ose më saktë në botën demokratike e bëjnë partitë politike kështu që ata të rinj dhe të gjithë të rinjtë që merren me politikë, pavarësisht se ku hyjnë dhe ku rreshtohen janë dhe duhet të jenë të respektuar sepse bëjnë diçka që ti nuk e bën. Janë më shumë sesa njerëz të mirë apo njerëz që shohin punën e tyre por futen dhe në një mision qytetarie.
Kështu që, atyre të rinjve që merren me partinë time ti u merr të keqen, më dëgjon?
“Me taksa më shtrenjtë se në BE, me ushqime më shtrenjtë se në BE, të pakontrolluara më keq, me spitale të privatizuara po nuk pate lekë nuk të pret kush me dorë, si do futesh në BE me gjithë këto të meta? BE-ja ka ligje që ju duhet të dorëzoni të gjitha pasuritë që i keni vjedhur”.
Unë ti Ruzhdi Murgu së pari njëherë unë nuk kam asnjë lidhje, ke ngatërruar komplet adresën, por unë nuk të vë faj se je i kënetës ti komplet derisa flet komplet si këneta, je totalisht i marrë peng nga këneta. Nuk kam lidhje fare unë me këto vjedhjet që flet ti por kjo është temë tjetër që po e mbyll menjëherë duke të thënë “Je ti që duhet ta provosh, nuk jam unë të të provoj ty gjë hic, as ty dhe askujt këtu”. Sa i përket këtyre që si do futemi ne në BE, shko e pyet BE-në. Pse thonë ata që ne jemi pranë futjes në BE, në 20207 ne mund të hyjmë në BE, pse thonë ata që ne kemi bërë shumë përparim se çfarë na kanë kushëri, u kemi dalë kushëri nga Dibra apo nga Vlora? Sa për taksat më shtrenjtë se në BE, ti nuk e paske fare idenë se çfarë taksash ka BE-ja ndërkohë që në Shqipëri, 93% e të punësuarve paguajnë më pak se 10% taksë kurse në BE mund të shkosh dhe deri në 50%, pra ti merr pagën dhe 50% ta merr shteti.
Biznesi i vogël në Shqipëri nuk ka taksë fare, nuk ka taksë hiç, zero, nuk ka TVSH hiç, zero. Nuk ka në rajon se në BE nuk bëhet fjalë biznes të vogël pa taksa.
Ushqimet më shtrenjtë në BE. Po mirë, pse të gjithë ata që vijnë nga BE-ja këtu thonë që këtu është më lirë? Se kam dëgjuar disa të thonë “Është më lirë se ata”. Kur thuhet më shtrenjtë, domethënë më shtrenjtë. Jo, nuk është e vërtetë, nuk është fare e vërtetë.
“Edo duhet ndërtuar një fabrikë e dronëve të vegjël. Nuk besoj se do të kushtojë shumë. Do na japë mundësinë të prodhojmë dronë vetëvrasës për ushtrinë tonë”. Jo vetëvrasës për ushtrinë tonë por vetëvrasës që hidhen në erë dhe godasin të tjerët, dronë kamikazë e ke fjalën?
Ne po punojmë dhe po ndërtojmë partneritete për të hedhur bazat e një industrie të re ushtarake sepse kjo është koha e sotme dhe brenda mandatit të katërt ne do të kemi bazë prodhuese në Shqipëri.
Kemi filluar punën dhe do kemi një bazë prodhuese në Shqipëri për automjete ushtarake, për armatime, për dronë, do ta kemi një bazë prodhuese në Shqipëri.
Po këtej nga Vlora, thotë Gjergj Aranit Komneni, tamam si vlonjat, ike e vajte me atë listë deputetësh në Vlorë. Unë jam i majtë me breza por si mund të votoj unë për atë listë që ke bërë në Vlorë? Ti e di që ke dhe në Vlorë një buf kënete kryetar partie?
Më vjen keq që përdor një kategori që i përket kënetës për dikë që është në krye të Partisë Socialiste të Vlorës që është një djalë shumë mirë dhe që unë kam shumë respekt, e para. Si mund të votosh ti për atë listë? Po pse të mos votosh ti për atë listë, ajo është një listë gjithëpërfshirëse, ajo është një listë e cila është pasqyra e ambicies sonë për të shkuar në Bashkimin Europian të gjithë sëbashku, përtej të majtën dhe të djathtës. Aty ti si i majtë në breza i ke të majtët, nëse nuk i njeh atëherë pyet brezat cilët janë të majtët në breza që ke në listë. Ke dhe nga ata që vijnë nga e djathta, patjetër, se edhe ata janë vlonjatë, vlonjate dhe u takon patjetër një hapësirë në shtëpinë tonë kur ata trokasin dhe duan të bashkohen me ne. Kjo është Partia Socialiste, nuk është qëllim në vetvete, nuk është muzeum Partia Socialiste, nuk është as skuadër futbolli. Edhe në skuadrat e futbollit ka përforcime që vijnë nga skuadrat e tjera por nuk është një botë e ndarë. Partia socialiste është një mjet në dispozicion të çdo shqiptari dhe shqiptareje që do ta përdorë për të dhënë një kontribut për Shqipërinë, për të dhënë një kontributin për qytetin, për të dhënë një kontribut për kategorinë e vet shoqërore, për të dhënë një kontribut për gjininë e vet në rastin e grave dhe kështu me radhë.
Kështu që Gjergj, ti duhet të votosh Partinë Socialiste edhe për një arsye tjetër, përtej listës, Partia Socialiste Edi Rama, vëre kryqin aty si minimumin patriotik që duhet të bësh në 11 maj për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Ujësjellësi në qytetin e Vlorës është në punë e sipër bashkë me kanalizimet dhe për këtë arsye është dhe ajo situatë në rrugë se më shkruani vazhdimisht jo pluhuri, asfalti etj. Po mirë, si do bëhet gjithë ai investim madhor atje, do bëhen pa u hapur rrugët fare apo është puna e durimit që nuk ka durim në Vlorë?
“Mendoj se prej komentuesve janë në borderonë e PS dhe u kërkojnë të komentojnë që të mbajnë vendin e punës. Vetëm Diaspora që nuk e di pse u largua nga vendi mund të votojë për kënetën dhe pellgjet me ujë të ndenjur që keni krijuar të gjithë ju partitë. Mbajini mirë ata që janë aty se me 15% të votave bëhesh kryeministër në Shqipëri”. Jo more xhan jo, paske aritmetikën e Lulit por edhe Luli iku nga këneta. E përzunë Lulin në fakt por c’rëndësi ka. Mos rrini në kënetë.
E para, PS-ja nuk bordero që ta dish, nuk ka bordero PS-ja përveçse për një grup shumë të vogël njerëzish që punojnë tek selia.
E dyta, diasporën do ta shohim në 11 maj. Është regjistruar një pjesë jo e vogël do t ‘i shikosh, do t’i numëroj dhe votat e tyre. E treta, në Shqipëri nuk bëhesh me 15% të votave kryeministër ti Endrit. Në Shqipëri ka 2,4 milionë banorë rezidentë, që janë këtu, pavarësisht se çfarë të ka thënë këneta ty që kanë ikur 1 milion, kanë ikur 2 milion, këtu janë 2,4 dhe këtu nga ata që janë rezidentë dhe atë ditë mund të votojnë këtu në Shqipëri votojnë më shumë se 80% sepse kur thuhet 53, 50, 52,54 morën pjesë në votim është lista e përgjithshme dhe në listën e përgjithshme janë dhe ata që janë jashtë por ata që janë jashtë nuk mund të votojnë.
Kështu që pa merak fare se nuk mund të thuash ti bëhesh kryeministër me 800 mijë vota dhe 800 mijë vota na qenkan 15% e të gjithëve se nuk është 15% i popullit shqiptar 800 mijëshi apo jo? Aritmetika!
“Fokusohu në programin tënd, mos bullizo kundërshtarin”. Çfarë do të thotë mos bullizo kundërshtarin? Se dhe kjo është interesante. Ka ca që më shkruajnë që “po çfarë kryeministri je ti, po si merresh ti duke nxjerrë ata bufat, po si flet ti? Po çfarë të them unë? Unë nuk i them kundërshtarit as kriminel, nuk i them as hajdut, nuk i them as vrasës, nuk i them as bandit, nuk i them as kapo bandë, nuk i them as narkoman, nuk i them unë fare këto. Kanë janë përtej bullizmit, këto janë skandale etike, këto janë turpe me kanun, me ligj e me zakon. Unë nuk i përdor këto. Unë nuk hyj te familja e kundërshtarit. Më keni dëgjuar të shaj ndonjëherë familjarët e kundërshtarëve? Kurrë. Asnjëherë!
Ama atë që shoh unë e ndaj me ju. Kur shoh një buf kënete unë them është buf kënete. Kur shoh kënetë ju them është kënetë dhe kjo është një mënyrë e sintetizuar për të përmbledhur esencën në raport me çfarë duhet të shohim. Jo po se ti kur fillon fushata, jo timon, jo tepsi. Është fjala kyçe esenciale pastaj program? Posi. Kemi ne program e çfarë programi sepse jemi të angazhuar në negociata të BE, kemi objektivat, i kemi të gjitha dhe do t’i ndajmë dhe me ju për arsye të fushatës. Punë? Posi patjetër se prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë, pra prodhimi i brendshme bruto, gjithçka që prodhon Shqipëria nuk u rrit dy herë e gjysmë me muhabet dhe me këngë. U rrit. Me punë. Ishte më pak se 10 miliardë euro totali i prodhimit të Shqipërisë, totali i gjithë çfarë prodhon Shqipëria në vit dhe është sot thuajse 25 miliardë euro, dakord?
Të ardhurat për frymë nuk u rritën tre herë. Ishin më pak se 4000, janë sot 10 mijë e kusur euro. Nuk u rritën me dajre e me tepsi e me timon, u rritën me punë, u rritën me qeverisje. Po tani bufit buf do i themi. Çfarë bullizmi, si bullizim?
Bufi dhe çfarë bufi. Kënetë dhe çfarë kënete! Insekt dhe cfarë insektesh! Helm dhe çfarë helmi! Llum e çfarë llumi!
“Pse i përgjigjesh veç PD? Kur fillon shpërndarja e fletëve të votimit?”
Unë i përgjigjem veç PD? Unë nuk i përgjigjem PD fare, unë s’di ku është PD. Unë as përgjigjem flas për kënetën. Aleanca për kënetën madhështore. Dhe jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi që posedon të vetmen gjë madhështore që ka në atë aleancë mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe patjetër jam ndjerë keq kur kam parë Selami Jenisherin i cili e ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij. Patjetër. Si mos t’i përmendim këta se ne me këta po garojmë. Këta i janë qepur Shqipërisë këmba këmbës, ka që në vitin 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, ndryshojnë emrin, ndryshojnë temat por është e njëjta kënetë. Është e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do mbyllet filmi në momentin që do hyjmë në BE.
“Po në Lezhë a ke ndonjë mendim apo në Shëngjin”.
Në Lezhë kam mendimin që jemi në rrugën më të mbarë të mundshme. Kemi përfunduar dhe procesin për Milot-Balldrenin, firmoset dhe kontrata së shpejti. Fillon dhe Milot-Balldreni. Ndërkohë që projektet që po bëhen nën hyqmin e të madhit Pjerin Ndreut atje, kryetarit të bashkisë së Lezhës për zhvillimin e turizmit janë spektakolare dhe bregdeti i Lezhës siç e ka thënë Pjerin Ndreu se duhet cituar korrekt Pjerinin, do të jetë si bregdeti i Spanjës, këtë di të them unë për Lezhën. Çafër të them tjetër?
“Ke folur shumë për shumë qytete e tematika, vërtet qëndrojnë po ujësjellësi i Sarandës?”
Aty po investohemi. Është shtuar shumë numri i përdorurve dhe po investohemi.
“Me fshatin zoti Rama, e mbajnë vetëm pleqtë”.
Dëgjo, e para një herë filloje një herë nga Europa. Shko një herë në çdo vend të Europës. Ku do ti? Do në Greqi? Do në Itali? Do në Spanjë, do në Francë, do në Gjermani, ku do? Shko shih një herë atje në fshat dhe numëro pleq dhe të rinj. E para! Se u bëmë tani që fenomene që janë të kudondodhura i kemi vetëm ne. Por nga ana tjetër nuk është e vërtetë që ka vetëm pleq.
Hajde me mua në Divjakë të të çoj unë aty ku gëlon prodhimi. Hajde me mua në Fier. Hajde me mua të shkojmë në Roskovec. Hajde me mua të shkojmë poshtë në Mursi, në Xarrë Sarandë. Hajde me mua shkojmë në fushat e Korçës, hajde shkojmë në zonat ku ka prodhim dhe të shohësh ti janë pleqtë që punojnë atje nëpër ato apo ka dhe pot të rinj. Hajde shkojmë në Malësi të Madhe të të tregoj, hajde shkojmë në Tropojë të tregoj të rinj që merren me mbledhjen dhe me paketimin dhe me tregtimin e gështenjave. Kështu që mos të kalojmë nga ekstremi në ekstrem.
“Për Fierin çdo bëhet?”
Për Fierin do bëhet më e mira edhe për një arsye tjetër sepse kemi krijuar infrastrukturën për të dalë në det dhe do ta bëjmë Fierin që më në fund të gjithë ta marrin vesh se e dinë vetëm Fierakët që dhe Fieri ka plazh dhe ka një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë.
“Ngri rrogat të jetojë njerëzimi o Ram!”
Për informacion, paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundi është 830 euro i dashur. Paga mestarë e përgjithshme. Kombinimi i sektorit publik me sektorin privat. 830 euro! Paga mestarë në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim dhe do ngrihen dhe më shumë.
Atëherë po ju lë se punë të tjera ju presin, punë të tjera më presin. Edhe shihemi gjatë ditës. Po e patë Lulin gjëkundi me makinë ju lutem shumë bëjini një auto stop dhe të futet ndonjëri atje në makinë, mos e lini vetëm se është shumë më i mirë seç duket, më besoni!
Top Channel