Shqipëria turistike nëpërmjet fotove! Më të bukura do të paraqiten në konkursin ndërkombëtar dhe reels Wanderlust In Albania

17/03/2025 15:31

Shqipëria turistike do të prezantohet përmes shkrepjeve të aparatit nga vetë vizitorët.

Nuk ka rëndësi nëse je fotograf profesionist, apo thjesht si dikush që i pëlqen të ruaj kujtimet jo vetëm në zemër, por edhe në foto e video mund të marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtarë të fotove dhe reels Wanderlust in Albania.

Shqipëria do të prezantohet në 11 kategori,  si foto panoramike, agroturizëm, kulinari, folklor, ekoturizm, arkeologji e të tjerë. Promovimi I turizmit kërkohen pasion dhe kreacion. Përfshirë këtu dhe risini në këtë edicion CGI, ku do të prezantohet madhështia e peizazheve mbreslënëse, e deri tek jeta argëtuese e qytetit.

“Ky konkurs sot për t’i thirru që më datën 21 mars deri më 4 prill të gjithë ato që kanë koleksionuar video, foto, reel të bërë përgjatë 2 viteve të fundit t’i dërgojnë në faqen ëordërlust.albania.al”, tha Zana Çela.

Në edicionin e parë të Wanderlust in Albania morën  pjesë konkurrentë nga 42 shtete të botës nga Kinia, India, Amerika dhe Europa. Kësaj here gjithsej do të jenë 300 foto ato që do të prezantojnë bukuritë e Shqipërisë nga veriu në jug.

Dhe më pas një juri ndërkombëtarë do të seleksionojë 300 fotot më të mira dhe 100 videorell më të mira, por do të seleksionojë 40 fituesit e edicionit të dytë të Wondërlust Albania

Për ata që duan të zbulojnë Shqipërinë nuk e gjejnë vetëm nëpërmjet fotove, por tashmë edhe në aplikacionin TEA, aty Shqipërinë e Maleve, të detit dhe të traditës. Ky aplikacion ka qenë udhërrëfyesi më I mirë për turistët e huaj.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta