
Fëmijët te psikologu/ Problemet nisin që 7 vjeç, druhen se mos paragjykohen nga të rriturit
16/03 12:59
Në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është bërë traditë, është zhvilluar trofeu “Dita e Verës” në çiklizëm, një aktivitet që ka tërhequr vëmendjen e shumë pasionantëve të këtij sporti.
Më shumë se 70 sportistë nga 10 ekipe të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë në këtë aktivitet duke përfshirë gara për grupe të ndryshme moshash nga të rinjtë deri tek veteranët.
Kanë triumfuar në Trofeun Dita e Verës në Çiklizëm U 23 Elite: Olsion Veliaj (Tirana) ne kohën 19’52’’ ndërsa Junior: Leo Piku me kohën 25’40’’. Kadet: Luis Margjoni (Vllaznia) me kohën 32’32’’ dhe për femra Marsela Luzi (Teuta) me kohën 45’06’’.
Top Channel