Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së 29/09 23:00
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Eleina Qirici është tërhequr nga lista e kandidatëve të opozitës në qarkun e Korçës.
Kryesia e PD-së miratoi emrin e saj në pjesën e hapur të listës, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer ish deputetes, e cila ka njoftuar drejtuesin politik, Ivi Kaso për tërheqjen nga gara.
Në vend të saj demokratët kanë vendosur Fidel Krekën.
Që prej formimit të koalicionit opozitar, kanë qenë disa parti që janë tërhequr, përfshi edhe në qarkun e Korçës, ku partia e minoritetit maqedonas la demokratët për t’u futur në listën e socialistëve.
Top Channel