“Darka jonë e fundit vëlla”/ Ish-banori i BBV4 ndan momentin e fundit me Shpat Kasapin: Kështu do të kujtoj gjithmonë 26/11 19:57
Demokratët dhe të rinjtë, pjesëmarrës në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, mbajnë në duar pankarta të ndryshme që ironizojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e “TikTok”.
“E çova edhe TikTok në emigracion”, “Pa TikTok, Shqipëria më në fund është parajsa që prisnim”, “Liria e fjalës, jo censurë”, “Tani do merremi me diçka më produktive, si KORRUPSIONI”, “Shqipëri 2025, ndalohet TikTok, lejohet KORRUPSIONI”, janë disa nga tabelat që mbajnë të rinjtë.
Të rinjtë u shprehën “nuk është TikTok-u problemi në vend” dhe se nuk duhet të censurohet fjala e lirë.
Protesta nisi në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 21:00.
Top Channel