Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur NATO nuk do të lejojë që të shfaqet “vakum sigurise” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkan, paralajmëron Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Rutte ofroi mbështetjen e tij për qeverinë e Bosnjës, mes një krize politike të vazhdueshme.
Në një konferencë shtypi, Rutte i tha presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e përbërë nga tre liderë që përfaqësojnë boshnjakët, serbët dhe kroatët,
se “u takon liderëve politikë … të marrin përgjegjësinë e tyre këtu”.
“Duhet ta zgjidhni. Ju të tre. Ky është takimi juaj me historinë”, tha ai.
Ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vjen pasi një gjykatë në Bosnje ka dënuar presidentin serb të Bosnjës pro-rus, Milorad Dodik, me një vit burg dhe e ndaloi atë nga politika për gjashtë vjet për veprimet e tij separatiste ndërsa tensionet rriten në shtetin e brishtë ballkanik.
Top Channel