Reshjet e dendura të shiut në vend, gurët bien nga mali dhe bllokojnë aksin Kuç-Qeparo, ndërhyjnë zjarrfikësit

28/02/2025 08:19

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në aksin rrugor Kuç-Qeparo.

Mbrëmjen e djeshme për shkak të lagështisë, por dhe prej reshjeve të shiut një sasi gurësh ka renë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrfikësit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme.

Ndërkohë që një patrullë policie qëndron e stacionuar në këtë aks rrugor në gatishmëri pasi reshjet e shiut vijojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA