
“Im bir bëhet agresiv dhe i pakontrolluar pasi përdor lëndë narkotike dhe kërkon para. Më goditi me shpulla, shenja nuk kam por dhimbja shpirtërore është e madhe pasi më ka shkaktuar frikë dhe ankth”.
Ky denoncim që solli arrestimin e Marin Selfos është mes dhjetëra kallëzimeve të prindërve të moshuar ose jo, që dhunohen nga fëmijët e tyre përdorues droge.
Këtu në dhomat penale përditë e më shumë po shtohen masat e dhunës në familje. Dhe nuk bëhet më fjalë për dhunë midis partnerësh. Por për prindër që dhunohen nga fëmijë përdorues droge. Ibrahimi është një i ri që sapo doli nga burgu u denoncua nga prindërit për dhunë të egër. Ndaj tij gjyqtarja Oltiona Goxhaj vendosi arrest me burg.
Në dosjet e studiuara nga TCH rezulton se si prindër të moshuar shesin çdo gjë në banesë dhe se si ata denoncojnë vetëm kur gjenden të rrezikuar për jetën.
Avokati Edvis Gorishti përfaqëson në gjykatë një adoleshent të denoncuar nga babai për dhunë, në të njëjtën kohë kur prindërit e tij interesohen tek mbrojtësi për rehabilitimin e fëmijës
Nuk ka ende shifra zyrtare se sa është numri i përdoruesve në vend, megjithëse policia vazhdimisht ka kryer disa aksione ndaj shpërndarësve. Policia gjithashtu thotë për TCH se nga shtimi i numrit të përdoruesve, po vërehen shtim i krimeve si dhuna në familje, grabitjet dhe vjedhjet por edhe shtyrja e përdoruesve në krime të tjera si shpërndarja.
Top Channel