“Gjithçka në botë për mua je ti”/ Letrat, me të cilat Dritëro Agolli i shprehte dashurinë gruas së tij, Sadijes

14/02/2025 19:59

Dashuria, kur derdhet në letër fiton përjetësinë.

Të tilla janë shkrimet që Dritëro Agolli, i cili krahas poezive, nuk harronte asnjëherë t’i shprehte ndjenjat gruas që i mori zemrën, Sadijes.

E dashur Sadije, këto radhë jam i dhënë fare pas teje. Jam plot me dashuri e adhurim për ty. Më duket sikur gjithçka në botë për mua je ti. Më në fund gjeta një njeri kaq të mrekullueshëm dhe këto nuk janë fjalë të thëna në erë, duhet t’i dish!”

Këto janë disa rreshta nga dhjetëra letrat që Agolli i ka dërguar partneres së jetës. Nisi të shkruante sapo e njohu e nuk ndaloi asnjëherë. Me kalimet e viteve, kur rrudhat u shiheshin në fytyrë, ndjenjat e artistëve për njëri-tjetrën vetëm shtoheshin. Penën e përdornin sa herë ndjenin mall.

Letërkëmbimet, që vajza e Dritëroit dhe Sadijes i ka ruajtur me nostalgji janë ekspozuar përgjatë muajit shkurt në shtëpinë muze të shkrimtarit, ku interesi për të parë dorëshkrimet dhe sende personale të tij ka qenë i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA