Kolonia e Artit në Vlorë, nis në Galerinë e Arteve edicioni i tretë, punime në pikturë, skulpturë e karikaturë

04/10/2026 20:04

Kolonia e Artit hapi dyert në Galerinë e Arteve të Vlorës në edicionin e saj të tretë.

Përmes një bashkëpunimi me pjesëmarrjen e pesë artistëve shqiptarë dhe 15 artistëve kroatë. Ata paraqitën për publikun dhjetëra punime arti në pikturë, skulpturë, karikaturë. Këto punime prej metali, druri apo letre udhëtojnë mes shtetesh në një koloni që përcjell dhe merr kulturën mes tyre.

Kryetari i Bashkisë Grisignana në Kroaci citon Dostojevskin kur tha se “e bukura do të shpëtojë botën”, duke theksuar miqësinë mes dy vendeve që nis pikërisht nga bashkëpunimi i artistëve. Aktiviteti udhëton çdo vit në vende të ndryshme, duke sjellë krijime të reja dhe duke krijuar ura bashkëpunimi mes krijuesve.

Top Channel