Inside Story/ USAID 500 mln dollarë financime në Shqipëri, eksperti: Ja skema sesi paratë iu rikthyen ekonomisë amerikane

13/02/2025 07:25

Prej vitit 1992, kur Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID mbërriti edhe në Shqipëri, vendi ynë ka përfituar rreth 500 milionë dollar ndihma.

Por, ka një skemë që këto para ia kthen sërish ekonomisë amerikane në pjesën dërrmuese.

‘USAID i ekzekuton fondet e ndihmës përmes kompanive amerikane dhe është pak abuzive që të thuash që Shqipëria ka marrë 500 mln euro. Në fakt një pjesë e madhe janë shpenzuar përmes kompanive amerikane, janë kthyer sërish në USA’ u shpreh Zef Preçi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike

‘Vërtetë në regjistrat e DASH apo USAID ajo regjistrohet si ndihmë për Shqipërinë, por për shkak të metodikës që USAID përdor i premtohet, pra ftohen të marrin pjesë në tendera dhe për ta përfituar këtë ndihmë vetëm kompani amerikane u shpreh Gerti Shella, INFOCIP

Në rajon, vendi i parë mbahet nga Serbia për fondet e tërhequra nga USAID. Ajo ka marrë gati 1.5 miliardë dollarë ndihma financiare nga SHBA që prej vitit 2001, ndërsa Kosova ka marrë rreth 1 mld dollarë.

Paratë e Usaid, një agjenci e krijuar në vitin 1960 për të ndihmuar vendet e varfra ose ato në zhvillim, kanë shkuar për projekte në sektorin publik, shoqërinë civile, mbështetjen e bizneseve, gazetarinë investigative, organet e drejtësisë, të drejtat e njeriut dhe së fundmi të fokusuara edhe tek klima, bujqësia apo kultura.

‘Ka krijuar shok pezullimi i ndihmës Amerikane, pasi Amerika është një vend shumë i madh dhe e përdorte ndihmën edhe për të treguar madhështinë dhe kjo ndihmë fillonte që nga mbështetja e shoqërisë civile, për kauza të ndryshme humanitare, arsimin, kulturën, krijimin e shteteve të së drejtës. Pa asnjë dyshim që pezullimi i kësaj ndihme ka krijuar një lloj klime ankthi dhe paniku’ u shpreh Fatjona Mejdini, Global Initiative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA