“Kandidatët për deputetë nuk do zgjidhen vetëm nga Primaret”, zbardhet diskutimi i Nokës me dyer të mbyllura: Do vlerësohet edhe…

12/02/2025 18:57

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Flamur Noka është shprehur se kandidatët për deputetë nuk do zgjidhen vetëm nga Primaret, por forumet do të do të analizojnë angazhimin e secilit kandidat, sikundër kontributin për votën e diasporës “për të siguruar 300 vota të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit”.

“Kemi vendosur në Kryesi t’i paraqesim Këshillit Kombëtar rregulloren. Primaret nuk do të zhvillohen në nivel dege,  por qarku. U shqyrtuan të gjitha opsionet,  por përzgjodhëm atë në përputhje me sistemin zgjedhor. Primaret nuk do të jenë skualifikuese, apo me votë negative.

Kjo vote nuk do të ekzistojë. Primaret do të jenë kualifikuese. Do  të vendoset një prag për çdo qark në bazë të numrit të anëtarëve të Partisë, të votave që janë marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe të zgjedhjeve të brendshme në Parti.

Nuk do të jetë vetëm vota e primareve përcaktuese. Forumet do të analizojnë angazhimin e secilit kandidat, sikundër kontributin për votën e diasporës për të siguruar 300 vota të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit”, tha ai.

Noka ju referua kritereve që duhet të plotësojë çdo aspirant për  kandidat, duke theksuar respektimin e kodit të etikës.

“Një anëtar i Partisë ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat. Në 1 Mars data e zhvillimit të primareve”, ka thënë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA