FOTOT/ Veliaj merret me furgonin e policisë për t’u dërguar në bllokun e sigurisë në Tiranë, në mëngjes do transferohet në paraburgimin e Durrësit
12/02/2025 22:25
Erion Veliaj ka lënë ambientet e GJKKO pas masës së dhënë ndaj tij ‘arrest me burg’.
Ai është marrë me furgonin e policisë për t’u dërguar në bllokun e sigurisë në Tiranë. Veliaj do transferohet në paraburgimin e Durrësit në mëngjes.
Në momentin që automjeti ka kaluar përballë GJKKO, të grumbulluar prej orësh kanë qenë aty mbështetës të Veliajt, të cilët e kanë përcjellë me duartrokitje dhe fishkëllima.
Top Channel