Presidenti rumun njofton dorëheqjen! E “rrëzojnë” protestat e opozitës. Zgjedhjet e reja më 4 maj

11/02/2025 12:25

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis do të dorëhiqet për dy ditë.

Njoftimin e bëri vetë ai duke sqaruar se do ta lërë postin që mban, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja presidenciale. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi zgjedhjet presidenciale, rundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu.

Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse. Gjykata citoi dokumente shtetërore që supozohet se tregonin që Georgescu, i cili garoi si kandidat i pavarur, kishte përfituar nga një fushatë e padrejtë në rrjetet sociale, që me gjasë ishte orkestruar nga Rusia.

Moska ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Rumani. Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, rundi i dytë do të mbahet më 18 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA