Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Top Channel mëson se viktima është rreth 50 vjeç. Të përfshirë në aksident janë një mjet tip “Mercedes Benz” dhe një “Opel”.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA