Aksident në hyrje të Pogradecit, automjeti godet një person që lëvizte me biçikletë
02/02/2025 13:29
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në hyrje të qytetit të Pogradecit konkretisht, në afërsi të kishës së re.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka goditur një person i cili po drejtonte biçikletën, i cili është dërguar në spital.
Sipas mjekeve po kryhen ekzaminimet e nevojshme me të dëmtuarin, por na behet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel