Dita e 102-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit i bllokojnë rrugën makinave, vijojnë fjalimet para Kryeministrisë: Iris Luarasi u viktimizua
09/09/2026 20:16
Në Tiranë mbahet dita e 102-të e tubimit kundër klasave politike.
Kësaj radhe, disa prej protestuesve kanë bllokuar rrugën te ura e madhe në unazë, duke mos lejuar makinat të kalojnë.
Ndërkohë, disa prej protestuesve të tjerë kanë vijuar me itinerarin e tyre, duke mbajtur fjalime përpara Kryeministrisë, ku fokusin e kishin te videoja e përplasjes së një dite të parë mes tubuesve dhe deputetes Iris Luarasi.
Ndërkohë, ata paralajmëruan dhe një protestë kombëtare me prezencën e diasporës më 12 shtator.
Top Channel