Kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë, Trudeau i përgjigjet Trump: Do të veprojmë menjëherë me kundërmasa të forta!

31/01/2025 17:08

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë me një sërë kundërmasash të forta nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon kërcënimet për të vendosur tarifa, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Të enjten, Trump kërcënoi sërish se do të vendosë tarifa mbi importet nga Kanadaja dhe Meksika që do të fillonin me 25% dhe “mund ose nuk mund të rriten me kalimin e kohës”.

Gjatë një takimi për marrëdhëniet Kanada-SHBA, Trudeau tha se “Nëse presidenti zgjedh të zbatojë ndonjë tarifë kundër Kanadasë, ne jemi gati me një përgjigje. Do të jetë një përgjigje e menjëhershme e fuqishme, por e arsyeshme. Nuk është ajo që duam, por nëse ai vendosa tarifa ne do të veprojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA