Anëtari i Kryesisë së PD zbulon prapaskenat nga mbledhja me dyer të mbyllura: Gjekmarkaj ofroi dorëheqjen, të largohen dhe Noka e Bardhi 13/12 23:00
Platforma TikTok nuk është e rrezikshme për vendin, aq sa është aplikacioni Encrochat, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend.
Berisha kërkoi krijimin e një Komisioni, për të hetuar të gjithë ata që përmes Encrochat, kanë shkëmbye biseda që i nxjerrin në paligjshmëri.
“Nuk është TikTok-u rrugaçi që thotë Ajatollahu i Tiranës, por është Encro Chat. Të zbardhjen lidhjet e politikës, me krimin është kusht i domosdoshëm. Damian se po flas unë, se ke pasur dhe ti! Të krijojmë Komisionin e të vërtetës, edhe kryeministri ka pasur 2-3”, tha Berisha.
Top Channel