Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, i ftuar në “Top Story”, analizoi doktrinën që përfaqëson presidenti amerikan, Donald Trump.
“Donald Trump është kthyer pas në histori. Përfaqëson doktrinën Monroe, është një doktrinë eskpansioniste. Ai kërkon të fusë si shtetin e 51-të Kanadanë. Nga ana tjetër, kërkon të pushtojë me forcë Groenlandën. Shprehet se pas pothuajse 600 vitesh, që kur Gjiri i Meksikës është pagëzuar me atë emër, thotë se do ta quajë Gjiri i Amerikës. Kërkon edhe rikthimin e Panamasë.
Në vendet e Amerikës Latine, Kina është bërë investitori kryesor në këto shtete, qoftë në Argjentinë, Kili, Meksikë, Kubë. Në këtë aspekt, ai kërkon izolimin e fuqisë ekonomike kineze. Deri më tani, gjykoj se kemi një luftë ekonomike hibride mes Kinës dhe SHBA-së. Nuk gjykoj se kjo luftë mund të ecë hapa më tej, pasi dihet fuqia konvencinale dhe bërthamore në SHBA, nga ana tjetër dihet dhe fuqia e Kinës. Është e pamundur që Kina të futet në një konflikt frontal me SHBA-në. Nga ana tjetër, kërkon dhe futjen si shtetin e 51-të të Kanadasë”.
Top Channel