Blogerja amerikane, Alix Earle është shfaqur shumë e mërzitur nga mbyllja e TikTok në ShBA.
Earle u bë e famshme përmes videove të saj në TikTok, të cilat ajo filloi t’i bënte kur ishte në kolegj në Universitetin e Miamit.
E njohur për videot e saj “Get Ready Ëith Me” ajo ka grumbulluar 7.2 milionë ndjekës në platformë.
Megjithatë, pas njoftimit të ndalimit të TikTok në Amerikë, ajo ndau një video duke qarë.
Aplikacioni që e bëri atë të famshme tani është ndaluar në ShBA, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
“Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet.
E dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kem të kthehem tek ajo menjëherë”, tha ajo mes lotësh.
Earle thuhet se fiton midis 40,000 dhe 70,000 dollarë për bashkëpunimet që ajo bënte me markat.
Top Channel