“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023

13/06/2026 15:40

Seriali izraelit “Fauda” rikthehet me sezonin e pestë, këtë herë me një histori të rishkruar pas sulmeve të 7 tetorit.

Dy episodet e para u shfaqën në Izrael më 18 maj, ndërsa sezoni do të publikohet më vonë edhe në Netflix. Në kast i bashkohet edhe aktorja franceze Mélanie Laurent.

Seriali i famshëm izraelit “Fauda” është rikthyer me sezonin e pestë, duke sjellë një histori më të errët dhe më personale se kurrë më parë.

Krijuesit e serialit, Lior Raz dhe Avi Issacharoff, kanë rishkruar tërësisht skenarin fillestar pas sulmeve të 7 tetorit 2023, duke e ndërtuar sezonin e ri mbi pasojat psikologjike dhe emocionale të konfliktit.

Ngjarjet zhvillohen dy vite pas sulmeve dhe ndjekin sërish Doron Kavillion, personazhin kryesor të interpretuar nga Lior Raz, i cili përballet me misione të reja, por edhe me traumat e së shkuarës. Sezoni i ri shtrihet përtej Lindjes së Mesme, me episode të xhiruara në Izrael dhe Evropë, duke zgjeruar ndjeshëm universin e serialit.

Një nga risitë më të mëdha është bashkimi në kast i aktores franceze Mélanie Laurent, e njohur për rolet e saj në kinemanë ndërkombëtare. Personazhi i saj pritet të luajë një rol kyç në zhvillimin e historisë.

Dy episodet e para u publikuan në Izrael më 18 maj, ndërsa pjesa tjetër e sezonit po transmetohet gradualisht. Publikimi global në Netflix pritet gjatë vitit 2026, megjithëse data zyrtare ende nuk është bërë publike.

Që prej debutimit në vitin 2015, “Fauda” është kthyer në një nga serialet jo-anglishtfolëse më të suksesshme në botë, duke fituar miliona ndjekës falë ritmit të shpejtë, skenave aksion dhe trajtimit të konfliktit izraelito-palestinez nga këndvështrime të ndryshme.

Sezoni i pestë i po transmetohet fillimisht në platformën izraelite Yes VOD dhe kanalin Yes Action në Izrael. Për publikun ndërkombëtar, sezoni i ri do të shfaqet në Netflix, ashtu si katër sezonet e mëparshme.

Aktualisht nuk është shpallur një datë zyrtare globale nga Netflix, por kompania dhe distributori ndërkombëtar kanë konfirmuar se sezoni i pestë do të publikohet në Netflix gjatë vitit 2026

Top Channel