Sot bëhen 2 muaj nga vdekja e 14-vjeçarit, Martin Cani.
Një protestë u zhvillua para shkollës “Fan Noli”, ku ai studionte.
Luis Meçja, adoleshenti që mbeti i plagosur në ngjarjen ku u vra Martin Cani është shfaqur për herë të parë në protestë.
Ai shihet krah prindërve të Martin Canit dhe qytetarëve të tjerë të pranishëm në protestë.
Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi nga institucionet.
“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës për arsye se Spitali Ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij. U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Prokurorja më tha që do t’i shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.
Top Channel