Operacion masiv në Pogradec, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike! Polica rrethon banesën e Erjon Llapushit

17/01/2025 08:40

Burime nga policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale kanë zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni është kryer për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

Renea ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA