FOTO/ Babai i Neymar nuk përmbahet, pëlqen videon sensuale të ish-it të së birit: Më rriti abonime në “Onlyfans”, donte të shihte…

17/01/2025 09:40

Modelja Fernanda Campos, mori një vëmendje tepër të madhe pak kohë më parë, e cila zbuloi se ishte e dashura sekrete e Neymar, ndërkohë që ky i fundit priste një fëmijë me partneren e tij aktuale, Bruna Biancardi.

Pas marrëdhënies së futbollistit me partneren e tij, modelja duket se është futur dhe në marrëdhënien që ai ka me të atin.

Siç ka bërë me dije vetë Campos, babai i brazilianit, Neymar Santos Sr. ka pëlqyer një video tepër sensuale të saj.

“Gjithmonë kam menduar se ai ishte kurioz, kështu që nuk ishte një surprizë për mua. Më tërhoqi vëmendjen vetëm sepse sapo e postova, ai dha menjëherë ‘like’. Mendoj se të gjithë duan të shohin atë që pa djali i tij”, u shpreh modelja.

Fernanda bën pjesë gjithashtu dhe në “Onlyfans”, duke thënë se që pas ‘like’-ut të babait të Neymar, abonimet e saj në platformën me pullë të kuqe janë rritur ndjeshëm.

“Pëlqimi i videos nga ai më shtoi shumë abonime në ‘OnlyFans’, të gjithë kureshtarë për të më parë. Ishte e turpshme që ai e hoqi më pas pëlqimin. Gjithsesi disa kanë përdorur emra të rremë për t’u regjistruar, ndoshta mes tyre mund të jetë edhe babai i Neymarit”, përfundoi Campos.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA