Anëtari famëkeq i bandës së Vlorës lë për disa orë qelinë, nën masa të forta sigurie ‘Gaxhai’ shkon në fshatin e lindjes

08/01/2025 13:53

Gazmend Braka, i njohur ndryshe si Gaxhai,  ditën e djeshme ka lënë për disa  orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.

Burime nga policia e Vlorës kanë komfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave famëkeqe  të vitit 1997, është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë ku nën masa të forta sigurie për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në varrimin e të motrës.

Informacioni për prezencën e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Në Cerkovinë deri në  largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA