Turistja austriake bllokohet në Karaburun, kalon natën në mal! Kërkon ndihmën e autoriteteve për ta shpëtuar

04/01/2025 11:00

Një shtetase austriake ka humbur orientimin në gadishullin e Karaburunit që prej të premtes.

Austriakja, rreth 50 vjeçe ka kërkuar ndihmë te zonat e mbrojtura me anë të një mesazhi, ku thotë se ndodhet në afërsi të Gjirit të Gramës në pjesën jugore të gadishullit. Natën e ka kaluar në një çadër në gadishull.

Ndërkohë që policia dhe ADZM janë duke kordinuar për të shkuar në zonë. Ata planifikojnë të shkojnë me gomone në gadishull dhe më pas të ngjisin malin për të gjetur turisten.

Shpesh, persona që bëjnë shtigje të tilla pa udhërrëfyes humbin orietimin dhe rrugën, duke rrezikuar edhe jetën për shkak të terrenit të vështirë, por edhe kafshëve të egra në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA