Plani i Trump për emigracionin! Projektohet deportimi më i madh në historinë amerikane, ekspertët janë kundër

30/12/2024 07:38

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Administrata e tij po planifikon zbatimin e masave më të rrepta në kufirin e vendit me Meksikën.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi masa të rrepta kufitare, duke përfshirë ndalime dhe dëbime të mëdha të emigrantëve pa dokumente.

“Do të kemi deportimin më të madh në historinë amerikane. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse kjo situatë nuk është e qëndrueshme për asnjë vend”, tha Trump në një tubim elektoral më 2 prill.

Planet e mundshme të Trump përfshijnë zgjerimin e hapësira të paraburgimit dhe rikthim të politikës “Qëndroni në Meksikë”, që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara.

Tom Homan, i emëruar nga zoti Trump për të trajtuar çështjet e kufirit, thotë se masat më të ashpra do të përmirësojnë sigurinë publike dhe kombëtare.

Disa ekspertë mbi çështje të emigracioni thonë se dëbimet masive dobësojnë sigurinë publike, sepse shkurajojnë emigrantët që të raportojnë krimet.

Zyrtarët e administratës së re thonë se masat e rrepta do të ndalin kriminelët. Por, ekspertët pretendojnë të kundërtën, pasi sipas tyre kjo gjë nuk ndodhi gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

“Dëbimi masiv nuk do të ketë përparësi ata që kanë kryer vepra të rënda penale. Administrata e kaluar Trump ndryshoi të gjitha rregullat, për t’u përqendruar tek ata me shkelje të rënda, pra kriminelët të parët, por si rezultat u dyfishua numri i të arrestuarve, duke përfshirë dhe ata që nuk kishin kryer krime, thonë ekspertët.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë të ditur se do të veprojë mbi këtë çështje, që në ditën e parë që do të marrë detyrën, më 20 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA