Sulm me armë zjarri në një shkollë në Turqi, plagosen 16 persona, vetëvritet autori 14/04 12:26
Një sulm me dron ka vrarë një grua në Rusinë jugperëndimore, njoftoi këtë mëngjes guvernatori i rajonit Lipetsk.
“Qyteti i Jeletsit u sulmua nga dronë ukrainas. Një grua u vra brenda shtëpisë së saj”, tha Igor Artamonov nëpërmjet Telegram. Pesë persona të tjerë u plagosën, shtoi zyrtari.
Rusia dhe Ukraina rifilluan shkëmbimin e sulmeve nga mesnata e së dielës deri të hënën, pasi armëpushimi 32-orësh për Pashkët Ortodokse, i cili u respektua vetëm pjesërisht, skadoi, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për mijëra shkelje.
Top Channel