Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan në ditët në vijim për bisedime të reja

14/04/2026 09:30

Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të kthehen në Pakistan në ditët në vijim për një raund të ri negociatash, sipas Reuters.

Sipas katër burimeve të cituara nga Reuters, ekipet negociuese të të dy vendeve do të takohen përsëri në Islamabad, kryeqytetin pakistanez ku u zhvillua raundi i parë i negociatave, të cilat ishin të pasuksesshme.

Vërehet se, bazuar në atë që ka njoftuar Donald Trump, afati që Teherani të bjerë dakord me Uashingtonin skadon pas nëntë ditësh.

Top Channel