Mbylli sytë në moshën 100-vjeçare/ Popullariteti iu shtua pas humbjes së zgjedhjeve në SHBA, çfarë ndodhi me ish-presidentin

29/12/2024 23:05

Gjerësisht i papëlqyer pas humbjes nga Ronald Reagan në 1980, Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë këtë 29 dhjetor, vazhdoi të kishte një nga karrierat më të shquara post-presidenciale.

Atij iu dha çmimi Nobel për paqen për “dekada përpjekjesh të palodhura” për të drejtat e njeriut dhe vendosjen e paqes.

Puna e tij humanitare u krye nën Qendrën Carter me bazë në Atlanta, të cilën ai e themeloi në fillim të viteve 1980, me gruan e tij Rosalynn.

Carter udhëtoi nëpër botë si emisar paqeje, vëzhgues i zgjedhjeve dhe avokat i shëndetit publik. Ai bëri vizita në Korenë e Veriut në vitin 1994 dhe Kubë në 2002.

Qendra Carter vlerësohet se ka ndihmuar në shërimin e verbërisë së lumenjve, trakomës dhe sëmundjes së krimbit të Guinesë, e cila nga miliona raste në Afrikë dhe Azi në 1986 shkoi në një pjesë të vogël sot.

Carter ishte një kritik i pushtimit të Irakut në vitin 2003, luftës me dron, mbikëqyrjes pa leje të qeverisë dhe burgut në Gjirin e Guantanamos.

Ai fitoi admirim dhe urrejtje për përfshirjen e tij në përpjekjet për paqen në Lindjen e Mesme, duke kërkuar një zgjidhje me dy shtete në fjalime dhe libra, duke përfshirë Palestinën.

Lexo edhe: Ish-presidenti amerikan që fitoi çmimin Nobel! Kush ishte Jimmy Carter, presidenti më jetëgjatë i SHBA-së

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA