Opozita në Kosovë “sfidon” Kurtin: Konteston 20 ligje në Gjykatën Kushtetuese

13/12/2024 16:23

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar për kontestim në Gjykatën Kushtetuese 16 nga 20 ligjet e miratuara në seancat e pesë dhjetorit nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo seancë ka prodhuar standard të dëmshëm për punën e Kuvendit të Kosovës.

“Seancat e pesë dhjetorit kanë përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe kanë dhunuar jetën parlamentare të vendit tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord të zi parlamentar, jo vetëm në Kosovë”.

Tahiri bëri të ditur se nga 16 ligjet, 15 janë kontestuar në procedurë ndërkohë që Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar në përmbajtje.

“Me e miratua me vetëdije një ligj të tillë, kaq të rëndësishëm sipas tyre në të dyja leximet brenda ditës, kur rregullorja e Kuvendit e ndalon, duket qartë se më së paku kanë qenë të interesuar të miratojnë një ligj të tillë. Pastaj në përmbajtje është pothuajse i njëjti që e ka rrëzuar njëherë Gjykata Kushtetuese “.

Në mesin e ligjeve të kontestuar në procedurë janë ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për prokurorinë speciale, ligji për banim social të përballueshëm dhe ligji për sigurim të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Këto ligje dhe të tjera, u miratuan pa praninë e opozitës në disa seanca të njëpasnjëshme të thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje më pesë dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA