Dyshohet për shpërdorim detyre, SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun e Tropojës dhe ish-vartësin e tij!
11/12/2024 10:41
SPAK ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Tropojës Rexh Biberi dhe Abedin Kërnaja.
Biberit pritet t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në datën 13 dhjetor kryebashkiaku do njihet me akuzën dhe me mbylljen e hetimeve.
Ai dyshohet se e kreu shpërdorimin e detyrës gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të komunës, raporton tha Anila Hoxha.
Top Channel