Gjekmarkaj takim me demokratët në Milot: Shqipëria i ka sytë edhe tek emigrantët, për t’u ndarë nga e keqja!

05/12/2024 20:42

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me demokratët dhe qytetarët në Milot.

Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Kryetari i PD-së të Kurbinit, Edmond Shkoza, në një mbledhje ku Gjekmarkaj thotë se u diskutuan problemet dhe shqetësimet kryesore të banorëve, duke u premtuar ndryshimin nëse fitojnë zgjedhjet.

Postimi i plotë i Gjekmarkaj

Këtë pasdite në Milot. Së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, z.Edmond Shkoza, u takuam me demokrat e qytetarë të kësaj zone. Tregues i etjes për ndryshim, ishte pjesmarrja e madhe dhe dëshira për të diskutuar, propozuar e mbi të gjitha për të ndryshuar.

Një klimë të re ka inspiruar fitorja e Donald Trump në Amerike, rezolutat e CDI-së dhe PPE-së në favor të PD-së, integriteti i Gjykatës së Strasburgut dhe mbi të gjitha liria e Sali Berishës si një kauzë e së vërtetës, politikës dhe e moralit e fituar!
Ne e bazojmë gjithçka tek komunikimi njerëzor dhe historia jonë në këtë fushatë jo tek luksi, super luksi apo paratë evjedhura me skandale!

Të gjithë duan të flasin kundër korrupsionit, keqqeverisjes së Edi Ramës, kundër një pushteti arrogant e linçues ndaj qytetarëve që i mban nën patronazhim dhe i dëbon nga vendi duke shkretuar Shqipërinë!
Emigrantët e shumtë nga Miloti e kudo në botë do të bëhen pjesë e ndryshimit. Secili do të sensibilizojë tjetrin. Shqipëria i ka sytë edhe tek ata për tu ndarë nga e keqja!

Ne Milot s’ka punë, ka mungesë të shërbimeve imediate, tregu në kushte skandaloze, s’ka perspektivë, ka vetëm braktisje e harresë nga Bashkia e Kurbinit. Heqje asistencës sociale e kërcënim për heqje të saj! Pazari i Milotit një pikë historike tregtie në gjendje të vajtueshme! Por, gjithsesi me dinjitoz se pazaret e qeverisë!
Zgjidhja, është programi emergjent i PD!
Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro!
Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Demokratët dhe qytetarët nuk i harrojnë arritjet madhore të vendit nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha!
Rrotacion! Ndryshim! Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA