Kujdes, pamje të rënda/ Vrasja e pronarit të kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA, autori e qëllon pas shpine

04/12/2024 20:16

Një biznesmen i njohur amerikan u vra në qendër të qytetit Manhattan ditën e sotme.

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, po shkonte në hotelin Neë York Hilton në qendër të Manhattanit, i veshur me kostum dhe kravatë, për të marrë pjesë në një konferencë.

Një person i armatosur, për të cilin hetuesit thonë se kishte pritur disa orë përpara se të mbërrinte Thompson, hapi zjarr nga disa metra larg, duke qëlluar disa herë pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas Neë York Times, personi i armatosur me sa duket e dinte se nga cila derë do të hynte Thompson.

Policia tha se po ofron 10,000 dollarë për këdo që ka informacion për autorin e vrasjes së Thompson, i cili u largua nga vendngjarje me një biçikletë.

Policia aktualisht beson se i dyshuari ka ikur në Central Park. 50-vjeçari u qëllua në këmbë dhe në shpinë.

Hetuesit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të vasjes, e cila duke e planifikuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA