Gazment Bardhi replikon në Kuvend me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Koçiu: Politikat me mirëqenies sociale kanë qenë të përqendruar a në rritjen e punësimit dhe pagave. NË 2013 paga minimale ishte 22 mijë lekë, sot është dyfishi i asaj që propozoni si minimum jetik. Paga mesatare mujore 55% më e lartë se ajo që e latë në 2013.
Politikat janë për të nxitur të papunët që janë forcë aktive dhe jo për të deformuar tregun e punës. Sot mbulohen 82.5% të skemës së ndihmës për familjet e varfra. Synimi ynë kryesor është të forcojmë programin e integrimit të tyre dhe jo të japim lëmoshë. Programet e punësimit për të rinjtë synojnë aftësimin e të rinjve. Jemi duke aplikuar prej 2019 politikën e baby bonus, që ka favorizuar familjet që sjellin në jetë një fëmijë. Jemi kundra propozimit.
Bardhi: Ministrja e Shëndetësisë e kishte me zell kundërshtimin e minimumit jetik. Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë Znj.Ministre, por kërkojnë të mbani ato që ju i keni premtuar. Keni ngel peng i krahasimit me para 2013. Por unë po ju krahasoj çmimet. I thoni pensionistëve nuk ka nevojë as për minimum jetik e as për rritje pensionesh. Por keni harruar se keni dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, keni rritur me të paktën dyfish çmimet e ushqimeve. Ju zonja ministre keni firmos tkurrjen e listës së barnave të rimbursueshme. E keni bërë këtë me urdhër të Edi Ramës, për të favorizuar një aleat politik të tij.
Folët për pensionistet 6 muaj para zgjedhjeve. Na thoni sa është fondi për shpërblimin e pensionisteve për vitin 2025? Është zero! Sepse filozofia juaj është mashtrimi. Ju nuk pyesni për ta. Edhe këtë fond të këtij viti e keni për mashtrim e keni për vota.
Top Channel