Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, është nën hetim nga Prokuroria e Romës për evazion fiskal, sipas raportimeve të “La Verità”.
Ai akuzohet për mosdeklarim të të ardhurave të lidhura me reklamat, çka ka çuar në një borxh tatimor prej 200.000 eurosh për shkak të gjobave dhe interesave.
“Guardia di Finanza” zbuloi se Totti nuk kishte hapur një pozicion specifik të TVSH-së për të ardhurat nga reklamat, duke mos paguar taksat e nevojshme.
Megjithëse Totti ka paguar shumën e kërkuar për ta mbyllur çështjen, Prokuroria e ka regjistruar atë si të dyshuar për mosdeklarim të të ardhurave. Sipas dekretit legjislativ Italian për këtë çështje ai rrezikon një dënim që varion nga 2 deri në 5 vite burg, nëse akuza konfirmohet.
Totti pritet të paraqitet në Prokurori në mes të dhjetorit, për t’u marrë në pyetje nga prokurori Vincenzo Barba.
Top Channel