Burri i zhdukur në Kaliforni gjendet pas 25 vitesh kur e motra i sheh foton në rrjet (fotot)

29/11/2024 16:52

Një mrekulli duket se vjen për fundvit nga Kalifornia pasi një burrë i zhdukur në vitin 1999 është gjetur 25 vjet më vonë kur e motra pa foton e tij një artikull, njoftonin sot autoritetet.

Burri i shpallur i zhdukur prej gushtit 1999 u gjet ulur në trotuar në Los Angeles këtë vit, sipas faqes së donacioneve të ngritur për të nga e motra, për të ndihmuar me kostot mjekësore te burrit qe nuk mund te flasë dhe te kujtoje.

“Ai thjesht ishte zhdukur pa asnjë gjurmë, as automjeti i tij nuk u gjet kurrë”, shkruan e motra në njoftimin e faqes, ku shtonte: “Unë kam kërkuar prej kohësh të gjeja të paktën trupin e tij. Jam kaq e lumtur që im vëlla është gjallë”.

Gruaja e paidentifikuar publikisht kishte kontaktuar me sherifin e Lassen për të thënë se besonte se një burrë i shfaqur në një artikull online, ishte vëllai i saj i zhdukur.

Artikulli i majit në rrjetin USA Today, kërkonte “ndihmën e publikut për të ndihmuar një burrë që nuk mund të fliste”, i cili që shtuar në spital në Lynwood, California. Ai ishte gjetur në jug të Los Angeles më 15 prill, citoheshin burimet mjekësore në artikull pa thënë më shumë informacione.

Sherifi  Derek Kennemore tha se vëllai i gruas ishte zhdukur në 1999 nga qyteza e largët Doyle, dhe nuk ishte dëgjuar më asgjë për të prej atëherë.

Kennemore kontaktoi me spitalin ku gjendej i humburi dhe arritën ta identifikonin atë si personi i humbur, njoftonin autoritetet.

“Familja do të bashkohet së shpejti,” thuhej më tej, çka kishte ndodhur një ditë më vonë me ndihmën e një grupi OJQ për të zhdukurit.

Grupi ‘Nor-Cal Alliance for the Missing’, e njihte rastin e Tommy prej vitit 2016, por parritur t’i gjente gjurmët.

Në postimin e ndihmës për të gjeturin, motra shkruante se nuk kishte para për t’i blerë të vëllait një aparat ku t’i luante këngët e ti të preferuara për t’i nxitur kujtesën.

“Dua t’i luaj atij këngët e preferuara asokohe (‘Sailing’, ‘I Want to Know what Love Is’, dhe Time After Time) për të ndihmuar me memorien dhe marrë ndonjë reagim,” tha motra e burrit me aftësi të gjymtuara nga arsye të paditura ende.

Rrjeti CNN shkruan se kontaktoi me zyrtarët për më shumë detaje të burrit për zhdukjen e tij dhe sesi kishte përfunduar në spitalin në Kalifornia por nuk ka marrë më shumë informacione.

Aktualisht rreth 3500 njerëz janë të humbur në shtetin e Kalifornisë, më e fundi 16 vjeçarja Mandry Dordsy dy ditë më parë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA