Ceremonia e ngritjes së flamurit në Sheshin Skënderbe, qielli i kryeqytetit mbushet me qindra tullumbace Kuq e Zi

28/11/2024 14:20

Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, duke shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Atmosfera festive, e ngjyrosur nga emocionet dhe krenaria kombëtare, u ngrit në lartësi me tingujt e Himnit Kombëtar, i interpretuar nga Banda Frymore.

Flamuri kuqezi u valëvit krenar mbi sheshin ikonik të kryeqytetit, ndërsa të pranishëm ishin kryetarë bashkish nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Pika kulminante ishte kur qielli i Tiranës u mbulua nga mijëra tullumbace kuqezi, duke krijuar një spektakël të mrekullueshëm. Për disa çaste, atmosfera solemne u pasua nga duartrokitje dhe entuziazmi i pjesëmarrësve, të cilët e përjetuan këtë ditë historike si një akt simbolik të shpresës dhe bashkimit.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA