Pritja e të kërkuarit zgjat 11 muaj, kohë gjatë të cilës fashikujve të gjykimit ju shtohen raporte shtrimi në spital për shkak të infarktit akut.
Me ndihmën e personave ende nën verifikim, ai siguron raporte favorizuese, njëjtë me skemën e lirimit të parakohshëm të mjaft njerëzve të botës së krimit.
Familja e tij përdoret si rrethanë lehtësuese teksa në gjykatë thuhet se gëzojnë respekt në Shijak. Dosjes i bashkangjiten raporte mjekësore të babait të sëmurë. Me këtë argument gjykata nuk e dënon me burg por urdhëron lirimin e menjëhershëm me kushtin e vënies në provë për 3 vjet.
‘Të gjithë të kërkuarit , të gjithë ata që kanë probleme me ligjin paguajnë kuota. Sot kemi përshembull lojrat e fatit që paguajnë prëshembull në Elbasan kemi patur një nën komisar që ëhstë në arrati i cili merrte kuota, dhe nuk është kuotë si gjobë por për të patur informacione se cfarë ndodh. Kemi raste konkrete gjyqtarë që fliten që hodhën lekët në tualet, por s’kemi raste gjyqtarësh që duhen hetuar se dënojnë një të pafajshëm se paguan pala tjetër’ u shpreh Alfred Bari, avokat.
‘Krimi në mënyrë metaforike po e them ose në thonjëza është shumë avanguard ka përparuar shumë aq sa ka fituar të drejtën e qytetarisë, sot ndoshta është një maksimë shumë e madhe po të them që je më i nderuar po të jesh shkelës i ligjit dhe kriminel dhe je më i respektuar se sa njeri i ndershëm. Mos të flas për një intelektual të cilët tek ne janë të pakët por janë të përjashtuar nga jeta politike sociale dhe . Si të thuash ndihen të izoluar dhe nuk i ndesh më as në organet e drejtësisë mos të them në përfaqësimin politik.
Këto që dëgjojmë këto ditë , arrestohet një deputet , arrestohet një kryetar bashkie, se ka trafikuar në vendin fqinj në Greqi apo Itali po pse pak mësues ka këtu pak njerëz të ndershëm, ndjesë për këtë revoltë të brendshme timen që këta mund ti propozojmë njerëz inteligjente ka këtu por zgjedhin kryerrugaçin, kryebanditin që çojnë në krye të përfaqësimit të pushtetit lokal mos në them në krye të sovranit’ u shpreh Arben Braçe, ish-drejtor i ekstradimeve.
Top Channel