Lamine Yamal, në moshën 17-vjeçare, vazhdon të zgjerojë vitrinën trofeve të tij, si ato kolektive, ashtu edhe ato individuale.
Këtë herë ai është shpallur Djali i Artë i vitit 2024, çmim ky i dhënë nga gazeta sportive italiane Tuttosport .
“Është një nder të fitosh këtë trofe. Është një ëndërr, jam shumë i lumtur. Falënderoj Tuttosport dhe jurinë. Nuk dua të harroj shokët e skuadrës dhe stafin e trajnerëve si nga Barcelona ashtu edhe nga kombëtarja spanjolle. Shumë i lumtur për më shumë”, tha talenti spanjoll në një video të publikuar në Torino, selia e gazetës italiane.
Golden Boy është një çmim që jepet që nga viti 2003 dhe që shpërblen lojtarin më të mirë që luajnë në Europë nën 21 vjeç nga një juri e përbërë nga 50 gazetarë sportivë nga e gjithë Europa dhe konsiderohet Topi i Artë për premtimet e reja të futbolli. Kjo juri i ka dhënë 488 pikë nga 500 të mundshme, një rekord.
Lojtarë si Lionel Messi, Cesc Fàbregas, Pogba dhe Mbappé e kanë fituar këtë çmim prestigjioz. Vitin e kaluar e fitoi lojtari anglez i Real Madridit, Jude Bellingham.
Lamine Yamal u nderua tashmë një muaj më parë me çmimin Kopa për të riun më të mirë në galanë e Topit të Artë falë paraqitjeve të tij sezonin e kaluar me Barcelonën dhe me Spanjën në Kampionatin Europain, ku u zgjodh si i riu më i mirë i turneut, në të cilin u shpall dhe kampion.
Këtë sezon, ai ka fituar edhe çmimin për lojtarin më të mirë të Barcelonës për sezonin e kaluar, lojtari më premtues i dhënë nga Federata Katalanase e Futbollit, dhe LaLiga EA Sports e zgjodhi atë lojtarin më të mirë të muajit shtator.
Top Channel