Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e saj të pestë, ku mes spektaklit, nuk munguan as golat.
Në kryesfidën e mbrëmjes së sotme, Liverpool arriti më në fund të mposhte Real Madrid me rezultatin 2-0. Mac Allister dhe Gakpo ishin ata që i dhanë tre pikët e tjera “Reds”-ave, teksa Mbappe dhe Salah humbën nga një penallti për skuadrat e tyre.
Kështu Liverpool udhëheq ligën me pikë të plota, 15 nga 5 ndeshje të luajtura, ndërsa Reali zbret në limite, me 6 pikë në vendin e 24-të, duke rrezikuar kështu dhe kualifikimin për në fazën e ardhshme.
Në duelet e tjera, Juventus barazoi pa gola në transfertën angleze përballë Aston Villas, me të dyja skuadrat që vazhdojnë të jenë të sigurta për momentin.
Finalistja e edicionit të shkuar, Dortmund arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 0-3 përballë Dinamo Zagreb në transfertë.
PSV kreu një përmbysje spektakolare përballë Shakhtar vetëm në minutat e fundit të takimit, Benfica mundi 2-3 Monacon në transfertë, Celtic barazoi 1-1 me Club Brugge në Skoci, Crvena Zvezda shpartalloi 5-1 Stuttgartin, ndërsa Sturm Graz fitoi me një gol përballë Gironës.
REZULTATET:
RENDITJA:
Top Channel